Vendosni fjalën kyçe....

“S’mora dot pushkën t’i qëlloja!”, presidentja kroate zemëron serbët


 

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ka shkaktuar zemërim mes serbëve, pas disa deklaratave lidhur me luftën mes Serbisë dhe Kroacisë.

Presidentja Kitaroviç duke folur për këtë luftë u shpreh se i vinte keq që nuk ka dalë vetë të luftojë dhe të vriste serbët.

“Më vjen keq që nuk kam qëlluar serbët”, më këtë titull hapet sot e përditshmja serbe “Informer”, e cila në kopertinë ka vendosur një fotografi të presidentes me uniformë ushtarake.

” Sot ndjehem e penduar që nuk mbaja personalisht pushkë dhe nuk shkova në fushëbetejë gjatë luftës”, tha presidentja kroate në përvjetorin e operacionit “Stuhia” në Knin.

Operacioni “Olluja” apo “Stuhia” kishte zgjatur prej datës 4 gusht deri më 7 gusht të vitit 1995.

Kitaroviç tha se ishte e vetëdijshme se kishte një detyrë shumë të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme. “Kuptova se nuk kishte të bënte vetëm me plumba”, shtoi ajo.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *