Pasagjerët e Ryanair kanë përjetuar momente paniku, kur kanë parë forca të policisë duke tërhequr një 20-vjeçar.
Sikurse shkruan “Daily Mail”, pasagjeri britanik i quajtur Rafik Boutiche tha se atë e kishin akuzuar se i kishte gjuajtur me grusht një stjuardese, gjë që ai e mohon, dhe e tërhoqën nga avioni para gjithë udhëtarëve.
20-vjeçari tha që stjuardesa nuk e kishte lejuar të lëvizte në një vend të lirë dhe pretendoi se kishte mbetur me një dorë të dëmtuar, ishte vrarë në qafë dhe në kyçin e këmbës pas dhunës së ushtruar nga policia.
Shoku i tij Islam Fessih filmoi skenën ku Boutiche dëgjohet duke bërtitur ‘po më lëndoni’ ndërsa udhëtarët e tjerë kundërshtonin.
Fessih, tha se ai ishte ndaluar të fluturonte përsëri me Ryanair për ‘sjelljen e tij’. Boutiche dhe Fessih kishin qenë në Portugali për një festival muzikor dhe ishin duke u kthyer në Londër.