Vendosni fjalën kyçe....

“Po shes bostan të bëj lekët për zgjedhje”, por deputetin kosovar e tradhëton një detaj (FOTOT)


Në prag të zgjedhjeve, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Danush Ademi, thotë se ka nisur të shesë shalqinj në mënyrë që të fitojë paratë që i duhen për fushatën.

“Po fillojna mu përgatitë për zgjedhje me shit Bostan”, ka shkruar Deputeti i komunitetit RAE nga Dubrava e Ferizajt krahas disa fotove që ka publikuar në “Facebook”.

Formë interesante kjo për gjetjen e fondeve për fushatë. Por fotot që ka hedhur vetë e nxjerrin zbuluar Ademin. Është e qartë që deputeti ka qenë thjesht spektator në vjeljen e bostanit, dhe vetëm ka luajtur rolin e “modelit për foto”. Kjo pasi askush nuk shkon me rrobat më të mira ( me këmishë, pantallona e këpucë në arë), për të vjelur shalqinj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *