Templates by BIGtheme NET

Po merrnin karburantin nga autoboti i rrëzuar, vriten nga shpërthimi 60 persona në Tanzani

60 persona janë vrarë dhe 70 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i cisternave të karburantit në Tanzani, thotë policia lokale.

Fotografitë e postuara në internet tregojnë mbetjet flakëruese të shpërndara në një zonë të gjerë dhe trupa të vrarë të shtrirë në tokë.

Policia tha se njerëzit po përpiqeshin të merrnin karburantin nga automjeti, i cili ishte përmbysur në një rrugë kryesore pak orë më parë, kur ndodhi shpërthimi.

Incidenti ndodhi në rajonin Morogoro, rreth 200 kilometra në perëndim të qytetit portual Dar es Salaam.

Qyteti i Morogoro është në një rrugë kryesore për transportimin e ngarkesave dhe karburanteve nga porti, i cili është kryeqyteti tregtar i vendit.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*