Komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn ka reaguar lidhur me skandalin e publikuar në Maqedoninë e Veriut për korrupsionin në drejtësi.
Hahn shkruan se lufta ndaj korrupsionit duhet të vazhdojë dhe e rëndësishme është që të veprojë ligji.
“Maqedoni e Veriut. Lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta duhet të vazhdojë e pandërprerë. Sa i përket zbulimeve të fundit, është shumë e rëndësishme që të veprojë ligji për të gjitha krimet, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me përgjime të paligjshme”- shkruan Hahn në Twitter.