Templates by BIGtheme NET

Interi siguron shërbimet e Darmian

Matteo Darmian mund ta veshë fanellën e Interit vitin e ardhshëm.

Sipas mediave italiane, Interi ka siguruar transferimin e mbrojtësit të djathtë, Matteo Darmian nga Manchester United.

Rai Sport raporton se tashmë Interi ka arritur marrëveshje për Darmian, kontrata e të cilit i skadon më 2020.

29-vjeçari është lidhur me një kalim të mundshëm te Juventusi, por tani mësohet se Interi është destinacioni i italianit që ka shpenzuar katër sezone në “Old Trafford”.

Conte luan me 3-5-2, skemë ideale ku Darmian do të ishte përshtatur shumë mirë.

Nëse Interi nuk arrin ta marrë në formë huazimi këtë verë, pasi Darmian është jashtë planeve të Solskjaer, atëherë lojtari do të presë deri vitin e ardhshëm dhe t’i bashkohet ekipit të Contes me zero euro.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*