Një ndeshje e regbie në kampinatin e këtij sporti në plazh u kthye në një përplasje të dhunshme kur lojtarët e dy ekipeve iu vërsulën njëri-tjetrit.
Ndeshja u zhvillua ditën e parë të kampionateve në Qendrën ‘Dynamo’ për Beach Sports në kryeqytetin rus dhe u nda në barazim 5-5, kur një lojtar i Dagestanit hodhi në tokë një lojtar të Slavës.
Përplasja degradoi dhe shumë lojtarë u përfshinë në sherrin masiv. Lojtarët madje i hodhën rërë njëri-tjetrit gjatë sherrit. Me ndërhyrjen e zyrtarëve dhe stafeve nga të dy ekipet, sherri u shua dhe fatmirësisht asnjë nuk u lëndua seriozisht.