Templates by BIGtheme NET

Ndeshja përfundon në sherr masiv, shihni si përleshen lojtarët në Rusi (Video)

Një ndeshje e regbie në kampinatin e këtij sporti në plazh u kthye në një përplasje të dhunshme kur lojtarët e dy ekipeve iu vërsulën njëri-tjetrit.

Ndeshja u zhvillua ditën e parë të kampionateve në Qendrën ‘Dynamo’ për Beach Sports në kryeqytetin rus dhe u nda në barazim 5-5, kur një lojtar i Dagestanit hodhi në tokë një lojtar të Slavës.

Përplasja degradoi dhe shumë lojtarë u përfshinë në sherrin masiv. Lojtarët madje i hodhën rërë njëri-tjetrit gjatë sherrit. Me ndërhyrjen e zyrtarëve dhe stafeve nga të dy ekipet, sherri u shua dhe fatmirësisht asnjë nuk u lëndua seriozisht.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*