Kroati Ivan Perisiç ka zbarkuar në Mynih për vizitat mjekësore duke qenë se është tashmë lojtar i Bajernit të Mynihut.
Ai i ka dhënë lamtumirën Interit dhe tashmë pritet që të mbajë veshur fanelën e bavarezëve.
Pas Naingolan, Perisiç është lojtari i dytë që largohet nga ekipi që do drejtohet nga trajneri Konte ndërsa shumë pranë largimit është edhe argjentinasi Ikardi, e ardhmja e të cilit është ende e paqartë.