Templates by BIGtheme NET

Përplaset me shtyllën e ndriçimit duke vrapuar pas Salah, fansi i vogël realizon “ëndrrën e verës”

Mohamed Salah dhe Louis Fowler

Një djalë i vogël është përplasur me një shtyllë ndriçimi, duke vrapuar pas Mohamed Salah. Louis Fowler po mundohej të tërhiqte vëmendjen e sulmuesit të Liverpulit, i cili po dilte nga baza e stërvitjes së klubit të shtunën, kur u përplas me një shtyllë ndriçimi.

Tifozi i vogël ra dhe “goditi hundën”.

Njerku i tij Joe Cooper tregon se mbetën të surprizuar kur Salah shpejt e ktheu makinën për të kontrolluar gjendjen e Louis.

Siç citon “BBC“, Cooper tha se Louis dhe vëllai i tij, të cilët jetojnë pranë bazës stërvitore Melwood, i kishin kaluar pushimet e tyre verore duke u përpjekur për të bërë një fotografi me idhujt e tyre të futbollit. Kjo ishte ëndrra e tyre.

Salah i pyeti djemtë nëse ishin në rregull dhe u dha atyre një përqafim të madh. Sipas njerkut, Louis harroi gjithçka për lëndimin.

Ai madje realizoi dhe ëndrrën e tij, bëri një fotografi me Salah. Sulmuesi shfaqet duke qeshur, ndërsa vogëlushi është i gjakosur dhe me lot në sy.

Edhe vëllai i vogël i Louis bën një foto me Salah

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*