Templates by BIGtheme NET

Rashford feston golin me simbolin e shqiponjës, mediat serbe e quajnë “Skandal”

Sulmuesi Marcus Rashford shënoi dy gola në ndeshjen e parë të sezonit të Premier League, për Manchester United.

Ishte Rashford ai që zhbllokoi rezultatin me anë të një penalltie, por më shumë sesa për golin, në rrjetet sociale po komentohet gjesti që ai bëri pas golit.

Rashford festoi duke formuar me duar simbolin e shqiponjës, simbol ky që u ‘ndërkombëtarizua’ në Botërorin 2018, kur në ndeshjen kundër Serbisë dy futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, i festuan golat me këtë simbol. Por ata u dënuan nga FIFA me 10 000 franga zivcerane për shkak të këtij gjesti.

Kështu tifozët anglezë kanë mbetur të habitur dhe pyesin përse lojtari i Kombëtares së Anglisë zgjodhi pikërisht këtë simbol për të festuar.

Ndërkohë shqiptarët krenarë nuk kanë ngurruar së komplimentuari Rashford.

Mirëpo serbët nuk duken shumë të ekzaltuar si shqiptarët nga ky gjest, përkundrazi. “Kurir” i ka kushtuar një artikull këtij rasti, me titull : “Skandal në Premier League…”.

Marcus Rashford ka “një shans të madh” për t’u bërë sulmuesi kryesor i Manchester United këtë sezon, sipas Jose Mourinhos, por ai duhet të shënojë më shumë gola.

Mourinho mendon se naiviteti taktik i Chelsea-t nënkupton se loja ishte e vendosur mirë që Rashford të lulëzonte dje, por që ai mund të përmirësohet si lojtar me peshën e shtuar të përgjegjësisë këtë vit.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto