Templates by BIGtheme NET

Rrihet keq moderatori kosovar, sulmuesi kushëri i Bajram Kosumit

Rrihet keq moderatori i njohur në Kosovë, Visar Dërmaku, i njohur ndryshe edhe si “Gani Germia” me satirat e tij.

Sipas “Gazetës Ekspress”, personi që e ka rrahur gazetarin është kushëri i largët i politikanit Bajram Kosumit, Rigzon Kosumi. Ai është dhe djali i diplomatit kosovar në Austri, Isa Kosumi.

Nuk dihen arsyet pse është rrahur gazetari.

Në një prononcim për “Gazetën Express”, Dërmaku është shprehur se nuk ka dashur ta bëjë të madhe këtë punë, por foton e tij e kanë shpërndarë njerëz të tij të afërt.

“Më kanë tradhtuar njerëzit që ua kam qu foton në Facebook”, janë fjalët e tij.

Më tej Dërmaku ka treguar edhe mënyrën se si i është afruar dhunuesi.

 “Personi në fjalë ka ardhur me bo foto me mu, si një fans dhe mandej ai ka ardhur në lokal ku kam shkuar unë. Pastaj më ka ndjekur edhe në momentin kur kam dal nga lokali dhe kur kam qenë i vetmuar me ka sulmuar fizikisht”, thotë ai.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*