Vendosni fjalën kyçe....

Serena Williams shpërthen në lot, tërhiqet nga finalja për shkak të dëmtimit


Serena Williams shpërtheu në lot të dielën pasi u detyrua të tërhiqej nga seti i parë i finales së Kupës Rogers, pas një dëmtimi në shpinë.

Williams, e cila doli në vendin e dytë në finalen e Wimbledon muajin e kaluar, u ankua për spazma dhe u tërhoq nga turneu në Toronto.

FoxNews” shkruan se 23-herë kampionia e Tenisit u bë emocionale dhe nisi të qante.

Pasi mësoi se ajo kishte fituar kampionatin për shkak të tërheqjes së Williams, lojtarja kanadeze Bianca Andreescu, 19 vjeç, shkoi drejt kampiones së tenisit për ta qetësuar.

Të dyja atletet u përqafuan ndërsa turma brohoriste.

Williams ka qenë në mision për të fituar një titull, që nga lindja e vajzës së saj Olympia në 2017-ën, por nuk ia ka dalë.

“Më vjen keq që nuk munda sot. Unë u përpoqa, por nuk munda. Bianca, je një sportiste e shkëlqyeshme. Ishte një vit i vështirë por unë do të vazhdoj.”, tha Williams.

Bianca Andreescu u bë e para kanadeze që fiton Kupën Rogers që nga viti 1969, kjo falë tërheqjes së Williams.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *