Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 45 numri i viktimave nga tajfuni në Kinë


Të paktën 45 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë deklaruar të zhdukur për shkak të një rrëshqitjeje toke të shkaktuar nga tajfuni Lekima në Kinën lindore, njoftoi të hënën agjensia shtetërore e vendit ‘Xinhua’.

Lekima goditi provincën Zhejiang në bregdetin lindor të Kinës dhe shkaktoi një rrëshqitje në dheu herët në mëngjes të shtunën.

Mbi një milion njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, thuhet në raport, duke shtuar se tajfuni shkaktoi humbje ekonomike 16.6 miliardë juanë (2.3 miliardë dollarë).

Që nga e premtja, më shumë se 1.000 fluturime, trena dhe shërbime trageti janë anuluar në pjesët kryesore të Kinës lindore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *