Templates by BIGtheme NET

Liam Hemsworth flet për herë të parë për ndarjen me Miley Cyrus

Aktori Liam Hemsworth flet për herë të parë pas ndarjes nga këngëtarja Miley Cyrus. Në një shkrim të shkurtër në rrjetet sociale, Liam konfirmon lajmin për ndarjen, ndërsa shton se nuk dëshiron që të bëjë komente për marrëdhënien e tyre.

“Përshëndetje të gjithëve. Thjesht një shënim i shpejtë për të thënë që Miley dhe unë kohët e fundit jemi ndarë dhe nuk i uroj asgjë tjetër përveçse shëndet dhe lumturi. Kjo është një çështje private dhe unë nuk kam bërë, dhe as do të bëj, ndonjë koment për ndonjë gazetar apo media. Çdo raportim që më atribuohet mua është i rremë. Paqe dhe dashuri.”, shkruan Liam.

Vëmendja për aktorin ka qenë shumë e madhe për shkak se menjëherë sapo u publikua lajmi i ndarjes, në rrjet qarkulluan foto të Miley-t duke u puthur me blogeren Kaitlynn Carter, ish-gruan e Brody Jenner.

Të gjithë gazetarët e showbizz-it kanë kërkuar nga Hemsworth një reagim, se si ndihet ai pas qarkullimit të këtyre fotove dhe nëse ka ndonjë gjë për të shtuar në lidhje me ndarjen. Por mesa duket aktori nuk dëshiron të flasë për jetën e tij private. Ai është treguar i rezervuar edhe në rrjetet sociale ku s’ka bërë as postime dhe as komente. 

Miley nga ana tjetër, u fut në debate nëpër komente me Brody Jenner, i cili mesa duket ishte lënduar nga fotot e ish-gruas me këngëtaren.

“Vëmendje! Së shpejti, foto të miat dhe të Liam që ecim dorë për dore në plazh.”, shkruante Jenner me ironi.

Por këtë koment e ka pikasur edhe Miley, e cila nuk ka ngurruar të kundërpërgjigjet.

“Ik merr një sy gjumë në kamion dhe qetësohu”, i shkruan ajo, duke i lënë të kuptojë se duhet të shohë punët e tij.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto