Templates by BIGtheme NET

Zjarr në Borsh, zjarrfikësit nuk ndërhyjnë dot

Flakët kanë përfshirë pasditen e sotme malin përreth zonës turistike të Borshit.

Zjarri ka rënë në zonën mes Borshit e Piqerasit ndërsa zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.

Për momentin nuk raportohen dëme në njerëz apo në bagëti por vetëm djegie pemësh e shkurresh të malit, ndërsa nuk ka probleme për sa u përket turistëve.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*