Një konflikt ka ndodhur mes dy të rinjve në qendër të qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, pranë godinës së pallatit të sportit në Durrës, ku në sherr e sipër njëri prej të rinjve është goditur me kaçavidë.
Ai ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në sallën e operacionit. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende identitetet e personave që janë përfshirë në konflikt.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.
vijon…