Templates by BIGtheme NET

Mbrojtësi i kombëtares firmos për klubin spanjoll të kategorisë së dytë

Pak ditë pasi firmosi kontratën 2-vjeçare me Almerian, Ivan Balliu është prezantuar përpara mediave duke folur si lojtari më i ri i klubit të Segunda Division.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili u largua nga Metz pas 4 sezonesh për t’u rikthyer sërish në Spanjë u shfaq shumë i lumtur për këtë aventurë të re dhe falënderoi drejtuesit e Almerias dhe presidentin e klubit për shansin që i kanë dhënë.

Ai shtoi gjithashtu se fakti që e njeh mirë trajnerin Pedro Emanuel do ta ndihmojë për t’u përshtatur sa më shpejt me skuadrën e tij të re.

Jam mbrojtës i shpejtë dhe më pëlqen të sulmoj. Po pres të luaj sa më shpejt që të bëjmë rezultate pozitive dhe të përballemi me të mëdhenjtë. Këtë profil më kanë formuar tek akademia e Barcelonës, ndaj ndihem një lojtar i vlefshëm dhe i rëndësishëm për ekipin në këtë projekt.

Gjë që ka nevojë çdokush në një skuadër të re. Me trajnerin kam punuar edhe më parë tek Arouca, por këtë herë nuk kam biseduar me të para se të vija në ekip. Gjithsesi, e di se kur e njeh trajnerin, të ndihmon në ambientim. Jam i bindur se ka të njëjtën energji dhe të njëjtat ide”- ka deklaruar Balliu.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*