Templates by BIGtheme NET

Man.United ofron 90 milionë euro për qendërmbrojtësin e Napolit

Napoli e kishte refuzuar një ofertë të majme për qendërmbrojtësin e tij

Kalidou Koulibaly është rikthyer në stërvitje pas pushimeve të merituara pas angazhimeve në Kupën e Afrikës me Senegalin.

Por, gjatë verës ai ishte aktiv edhe në afatin kalimtar, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, qendërmbrojtësi ishte bërë objektiv i Manchester Unitedit, i cili e kishte bërë një ofertë të pabesueshme.

“Djajtë e Kuq” kishin provuar ta blinin mbrojtësin senegalez duke ia ofruar klubit italian plot 90 milionë euro.

Mirëpo, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis befasisht e kishte refuzuar këtë ofertë.

Me këtë rast, menaxheri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ishte përcaktuar për Harry Maguire, për të cilin gjiganti anglez kishte shpenzuar 93 milionë euro, të cilat ia pagoi Leicester Cityt.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*