Vendosni fjalën kyçe....

Bie zjarr në një hotel në Ukrainë, tetë të vdekur


Tetë njerëz kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një zjarr që ra mëngjesin e kësaj të shtune në një hotel privat në portin jugor të Odessas.

Reuters” shkruan se zjarri nisi pas mesnate, por autoritetet nuk dhanë arsye për incidentin dhe as nuk kanë zbuluar numrin e personave që ndodheshin në ndërtesë në momentin e zjarrit.

Hoteli “Tokyo Star”, i cili u përfshi nga flakët ka gjithsej 273 dhoma.

Zjarrfikësve iu deshën rreth tre orë për ta shuar zjarrin. Besohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej një mijë metrash katrorë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *