Vendosni fjalën kyçe....

Edhe pse me 10 lojtarë, Real Madrid fiton sfidën e parë


Me dhjetë lojtarë në fushë, disa prej të cilëve të padëshiruar këtë verë nga trajneri Zinedine Zidane, Real Madridi e nisi me fitore sezonin e ri të La Ligës, duke e shfrytëzuar gabimin e mbrëmshëm të Barcelonës.

Barcelona i humbi mbrëmë tre pikët e para të sezonit të ri të La Ligës dhe Real Madridi u përgjigj duke shënuar fitore me rezultat 3:1 kundër Celta Vigos në “Municipal de Balaidos”, përkundër që ishte me dhjetë lojtarë në fushë nga  minuta e 56-të, raporton Gazeta Express.

Karim Benzema e shënoi golin e parë të Real Madridit në këtë ndeshje, në minutën e 12-të të ndeshjes, mirëpo kyc në këtë epërsi ishte Gareth Bale, të cilit klubi madrilen ia kishte bërë të qartë se nuk e do në skuadër për sezonin e ardhshëm. Mirëpo, lëndimi i Eden Hazardit vetëm një ditë më parë bëri që Bale ta fitojë një vend në formacionin e parë.

Celta Vigo shijoi më shumë posedim të topit gjatë pjesës së parë të ndeshjes, mirëpo e bëri vetëm një goditje, që ishte jashtë kuadratit të portës, përveç golit të anuluar të Brais Mendez, që u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Fillimisht Toni Kroos e shënoi një supergol në minutën e 61-të, ndërsa golin e tretë e shënoi Lucas Vazquez në minutën e 80-të të ndeshjes.

Golin e vetëm për Celta Vigon e shënoi Iker Losada në minutën e 90+1.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *