Vendosni fjalën kyçe....

Kanceri i merr jetën aktorit të kinemasë hollivudiane Peter Fonda


Ndahet nga jeta aktori dhe producenti i famshëm Pete Fonda, i njohur më së shumti për rolin e tij në filmin e vitit 1969 Easy Rider.

Sikurse shkruan “BBC“, familja e tij konfirmoi lajmin duke thënë se vdekja kishte ardhur si pasojë e kancerit të mushkërive.

Motra e tij e madhe Jane Fonda tha: “Jam shumë e trishtuar. Ai ishte vëllai im me zemër të ëmbël. Llafazani i familjes. Unë kam kaluar kohë të bukur vetëm me të këto ditët e fundit. Ai u nda nga jeta duke qeshur”.

Peter Fonda ishte pjesë e një familje veteranësh të Hollivudit. Siç ishte vëllai i Jane Fonda, ai ishte gjithashtu djali i aktorit Henry Fonda, dhe babai i Bridget, gjithashtu një aktore.

Filmi Easy Rider, mori një nominim nga Akademia për skenarin më të mirë origjinal.

Pothuajse 30 vjet më vonë ai u nominua për një Oscar tjetër – këtë herë, në kategorinë e aktorit më të mirë për filmin e tij në 1997 “Ulee’s Gold”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *