Vendosni fjalën kyçe....

Man.City dhe Tottenham e mbyllin në barazim duelin e javës së dytë


Ka përfunduar në barazim 2-2 sfida mes Manchester City dhe Tottenham, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit anglez të futbollit.

Skuadra e City tregoi një dominim në pjesën e parë të ndeshjes duke shënuar e para me anë të Sterling në minutën e 20 të takimit. Ky avantazh i vendasve nuk zgjati pasi një gol i Lamela barazoi rezultatin. “Qytetarët” shënuan sërish me sulmuesin Aguero në minutën e 35 duke e mbyllur 2-1 pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Tottenham shfrytëzoi një mundësi mjaft të mirë që në minutat e para duke barazuar rezultatin në 2-2 me anë të të sapofuturit në lojë Lucas Moura.

City tentoi me të gjitha mënyrat për të gjetur golin e fitores dhe e gjeti atë në minutat shtesë, por ky gol u anulua pas ndërhyrjes së VAR.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *