Piratët kanë rrëmbyer tetë anëtarë të ekuipazhit të një anijeje gjermane në brigjet e Kamerunit. Lajmi është konfirmuar nga kompania me qendër në Hamburg, që zotëron anijen e mallrave.
Kompania MC-Schiffahrt tha në një deklaratë në faqen e saj të internetit se kishte mbledhur një ekip urgjence dhe po bashkëpunonte me autoritetet lokale në vendin e Afrikës Perëndimore për të liruar të rrëmbyerit.
Bastisja dhe rrëmbimi i aijes thuhet se ndodhi vonë mbrëmjen e së mërkurës, kur anija po ankorohej në Douala të Kamerunit.
“Reuters” shkruan se anija me emrin MarMalaita, kishte 12 anëtarë të ekuipazhit në bord në kohën e rrëmbimit.