Vendosni fjalën kyçe....

Piratët bastisin anijen gjermane, rrëmbejnë 8 anëtarët e ekuipazhit


Piratët kanë rrëmbyer tetë anëtarë të ekuipazhit të një anijeje gjermane në brigjet e Kamerunit. Lajmi është konfirmuar nga kompania me qendër në Hamburg, që zotëron anijen e mallrave.

Kompania MC-Schiffahrt tha në një deklaratë në faqen e saj të internetit se kishte mbledhur një ekip urgjence dhe po bashkëpunonte me autoritetet lokale në vendin e Afrikës Perëndimore për të liruar të rrëmbyerit.

Bastisja dhe rrëmbimi i aijes thuhet se ndodhi vonë mbrëmjen e së mërkurës, kur anija po ankorohej në Douala të Kamerunit.

Reuters” shkruan se anija me emrin MarMalaita, kishte 12 anëtarë të ekuipazhit në bord në kohën e rrëmbimit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *