Templates by BIGtheme NET

Aksident në Vlorë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:45, në aksin rrugorë Kotë-Vlorë, ku si pasojë ka humbur jetë një person.

Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Shkalla Mavrovë”, ku automjeti tip Mitsubishi, me drejtues shtetasin Ç.S., 55 vjeç, banues në Orikum, ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar rëndë shtetasi Z.L., 60 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.

60 vjeçari është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Vlorës por ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Vlorës drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto