Vendosni fjalën kyçe....

Alexis Sanchez bën valixhet gati, bie dakord me Interin


Alexis Sanchez ka mbërritur këtë të diel në qendrën stërvitore të Manchester United pasi raportohet se ka rënë dakord për t’u transferuar tek Inter. Marrëveshja mund të mbyllet brenda 24 orëve të ardhshme pasi klubi italian dëshiron patjetër të marrë sulmuesin.

Kiliani raportohet se ka pranuar të ulë ndjeshëm rrogën prej 505 mijë paundësh në javë që merr tani, për të bërë të mundur këtë transferim, pasi e sheh të pamundur që të vazhdojë karrierën e tij në “Old Trafford”. 30-vjeçari ka luajtur vetëm 45 ndeshje që kur la Arsenalin për “Djajtë e Kuq” janarin e kaluar, duke shënuar vetëm 5 gola.

Sipas “Daily Mail”, Inter ka propozuar të paguajë 4,5 milionë paund tani për huazimin e lojtarit, dhe të shtojë 16,5 milionë të tjerë në fund të dy sezoneve huazim. Por United kërkon menjëherë 22 milionë paund për të mbyllur marrëveshjen.

Nëse realizohet transferimi, Sanchez do të jetë lojtari i dytë i United që vishet zikaltër, pasi italianët morën belgun Romelu Lukaku pak javë më parë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *