Nelson Semedo është i hapur për kalimin e tij në kryeqytetin francez, si pjesë e marrëveshjes që do të bënte të mundur kalimin e Nejmarit, te Barcelona.
Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, mbrojtësi portugez do të preferonte të qëndronte me katalanasit, por e sheh me sy të mirë edhe një kalim në “Parc de Prince”.
PSG-ja ka refuzuar të gjithë lojtarët që spanjollët kanë ofruar, për të arritur një marrëveshje për Nejmar. Por, duket se këtë herë farncezët po e shqyrtojnë propozimin e ofruar.
Kampionët e Ligë 1, janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë, pas largimit të Dani Alvesh, dhe Semedo duket si profili ideal për atë pozicion.