Templates by BIGtheme NET

Berisha: Soros ndihmoi Ramën në krijimin e narkoshtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer akuzave për miliarderin George Soros, që sipas tij është personi që e ka frymëzuar Edi Ramën në kijimin e një narkoshteti.

“George Soros, monstra e spekullimit financiar planetar, frymezuesi dhe mbeshtetesi i ndertimit te narkoshtetit nga Edvin Kristaq Mafia ne Shqiperi!“, shkruan Berisha i cili e shoqëron shkrimin e tij me një kopertinë të vitit 1997 të EIR.

Në këtë punim, George Soros thuhet se është një nga mbështetësit më të mëdhenj të idesë për legalizimin e marijuanës. Në një artikull thuhet se lufta e tij kundër “luftës ndaj drogës” mund të jetë nga përpjekjet e tij më efektive.

Kujtojmë se një muaj më parë, ish-kryeministri Berisha e ka akuzuar Sorosin jo vetëm se ka ndërhyrë në çështjet e brendshme shqiptare, por se është ai që qëndron pas Reformës në Drejtësi, duke i dhënë Edi Ramës të gjitha pushtetet në dorë.

“Qesharake është ideja që të hetojë drejtësia. Regjistrimet që faktojnë në mënyrë flagrante se Shqipëria sundohet nga një narkoshtet. Cila drejtësi të hetojë, narkodrejtësia?! Cila mafia në botë heton veten?! Nuk jam kundër, nëse drejtësia do kishte hetuar nuk ishte kjo situatë në Shqipëri, por qe ajo pseudoreformë e George Sorosit që do t’i jepte Edi Ramës të gjitha pushtetet, e cila bukosi dhe shtroi drejtësinë në narkodrejtësi. U them këtyre zonjave dhe drejtësive,  Mafia nuk heton veten e vet. Prandaj shqiptarëve mos u sugjeroni gjëra galante, sikur këtu jemi një vend me demokraci, jo një vend me pushtetet e kapura nga një mafioz, kryemafioz, që meriton të qyuhet Edvin Kristaq Lala. Kush e pengoi hetimin? Opozita ska dashur të hetohen krimet elektoralë.”, thoshte Berisha. Këto deklarata ish-kryeministri i bëri pas publikimit të audiopërgjimeve nga “Bild” dhe kur presidenti shpalli 13 tetorin si datën e ligjshme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto