Ka përfunduar ndeshja e javës së dytë në Premier Ligë, në mes të Chelsea dhe Leicester. Djemtë e Frank Lampard nuk kanë arritur më shumë se një barazim kundër atyre të Brandon Rodgers
Pas humbjes se thellë kundër Manchester United në javën e parë, Chelsea nuk ka arritur të marrë tru pikët e para në Premier Ligë, pasi që ka barazuar kundër Leicester City.
Blutë e Londrës e nisën ndeshjen shumë mirë dhe arritën që të kalojnë në avantazh në minutën e shtatë.
I riu Mason Mount vodhi një top të mirë nga mbrojtja e Leicester për të shënuar gol në këndin e djathtë të portës se Shmeichel.
Pjesa e parë u dominua nga Chelsea por edhe Leicester dilte shpejt në kundërzbritje dhe disa herë mund ta dënonte Chelsean.
Në pjesën e dytë erdhi edhe goli i barazimit.
Ndidi shfrytëzoi mirë një ndërprerje dhe pas goditjes nga këndi barazon rezultatin në minutën e 67-të.
Pas këtij barazimi Chelsea ngritët në vendin e 15 më një pikë, kurse Leicester është në vendin e 12 me dy pikë.