Vendosni fjalën kyçe....

ISIS merr përsipër sulmin që shkaktoi masakrën në Afghanistan


Dega afgane e grupit të Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës me bombë në një dasmë në Kabul që shkaktoi vdekjen e të paktën 63 vetëve dhe plagosjen e të paktën 183 të tjerëve.

Viktimat ishin kryesisht anëtarë të komunitetit pakicë shiit Hazara.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane Nasrat Rahimi konfirmoi numrin e viktimave në një deklaratë të dielën në mëngjes, duke thënë se mes viktimave kishte gra dhe fëmijë.

Kombet e Bashkuara denoncuan sulmin gjatë dasmës si një veprim “mizor” kundër shiitëve afganë, duke thënë se ka dokumentuar disa sulme të mëparshme që synonin këtë komunitet.

Ambasadori amerikan në Kabul John Bass dënoi masakrën si një akt “mizorie të skajshme” në një postim në Twitter.

Presidenti Ashraf Ghani dënoi sulmin si një veprim “çnjerëzor”, duke thënë se ka thirrur një takim “të jashtëzakonshëm” të sigurisë për të shqyrtuar dhe parandaluar dështime të tilla në masat e sigurisë.

Talebanët dënuan sulmin. Një zëdhënës i grupit kryengritës tha “sulme të tilla me dashje barbare kundër civilëve përfshirë gratë dhe fëmijët janë të ndaluara dhe të pajustifikueshme”.

Sulmi në Kabul erdhi ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Talibanët janë pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund një lufte gati 18-vjeçare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *