Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Beteja ime nuk është për rikthimin në LSI por për rikthimin e sovranitetit popullit


 

Presidenti Ilir Meta gjatë intervistës në televizionin e Kosovës RTV21 u pyet edhe për synimet e tij dhe një rikthim nën drejtimin e LSI-së.

Kreu u shtetit deklaroi se beteja e tij për momentin është të rikthejë sovranitetin te qytetarët të cilët kanë humbur kontrollin mbi parlamentin.

Gjithashtu, Meta shtoi se rikthimi i tij në LSI nuk është beteja kryesore.

“Beteja ime kryesore sot si President, por edhe nesër nëse do të jetë e nevojshme kur të mos jem President, do të jetë për rikthimin e sovranitetit të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë humbur kontrollin e tyre mbi parlamentin, mbi qeverinë, mbi pushtetin vendor, mbi të gjitha institucionet që duhet të jenë në shërbimin e tyre dhe duhet të jenë të kontrolluara prej tyre. Kjo është beteja ime kryesore dhe nuk është kurrsesi rikthimi në Lëvizjen Socialiste për Integrim”-deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *