Templates by BIGtheme NET

Meta: Kriza është artificiale, palët duhet të ngrihen mbi interesat personale

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për televizionin RTV 21 në Kosovë ka folur për krizën politike në Shqipëri duke theksuar edhe njëherë se politika duhet të verë interesat e vendit përpara atyre personale.

Për Shqipërinë është e nevojshme që të gjithë politikanët të vënë interesat e vendit mbi interesin e axhendave të tyre afatshkurtra. T’i shërbejnë stabilitetit të vendit, dialogut politik, forcimit të institucioneve demokratike, sidomos institucioneve të pavarura.

Shqipëria po vuan një largim serioz të të rinjve, të gjeneratës më krijuese dhe më të domosdoshme për zhvillimin e vendit dhe kjo ndodh për shkak të këtij konflikti që vazhdon në Shqipëri në një mënyrë skizofrenike do të thoja, edhe pas 30 vjetësh”-deklaroi Meta.

Meta e cilësoi krizën politike si artificiale dhe se për të duhet të reflektojnë të gjithë.

Është një konflikt tërësisht artificial dhe që është një kambanë alarmi për të reflektuar të gjithë urgjentisht.

Nuk mund të jetë Shqipëria, për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, një shembull frymëzimi dhe pozitiv, në këtë mënyrë siç zhvillimet e fundit kanë ndodhur në vendin tonë për fat të keq”- tha Meta.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto