Templates by BIGtheme NET

40 vite me Bayern, Uli Hoenes largohet nga Presidenca e klubit

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hoenes, ka konfirmuar se pas 40 viteve të shpenzuara në klubin bavarez, nuk do të kandidojë më në nëntor për t’u rizgjedhur president.

Duke folur për tabloidin gjerman “Bild”, 67-vjeçari ka pohuar se do të mbetet në këshillin mbikqyrës së klubit, por se do të heqi dorë nga presidenca kur të vijë momenti.

Përsa i takon emrit që do ta pasojë, në pole-positon është Herbert Hajner. Hajner ka qenë kreu i prodhimit të Adidas nga viti 2001 deri në vitin 2016 dhe për pak kohë president i Bajernit të Mynihut, kur Uli Hënes po kryente dënimin për evazion fiskal.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto