Templates by BIGtheme NET

Franca ndalon pirjen e duhanit edhe në plazhe dhe parqe

Në 52 parqe në Paris dhe në rreth 60 plazhe në Francë ndalohet pirja e duhanit.

Duke filluar nga shtatori, kush tymos një cigare në një nga 52 parqet do të gjobitet me 38 euro. Urdhri i ndëshkimit u nënshkrua më 1 gusht, tha Penelope Komitas, nënkryetare e Parisit përgjegjëse për hapësirat e gjelbërta.

“Ne e kuptuam që kërkon pak më shumë kohë për të edukuar publikun, kështu që fillojmë me gjoba në shtator.”

Në vitin 2012, qyteti i Nicës ishte i pari që vendosi një plazh pa duhan. Që atëherë, shumë komuna kanë miratuar etiketën “plazh pa duhan”, krijuar nga Lidhja Kombëtare kundër kancerit.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto