Templates by BIGtheme NET

Si dështoi Reforma në Drejtësi?

Alias-Autor: Jozef Shvejk

Pesëmbëdhjetë vjet më parë psikologu konjiktiv David Simons kreu një eksperiment.

Ai mori një grup individësh dhe i vendosi përpara një ekrani të madh, ku qenë vendosur dy ekipe të veshura njëri me ngjyrën e bardhë dhe tjetri me ngjyrën e zezë. Secili nga ekipet kishte një top të tijin dhe qëllimi i vëzhguesve ishte të numëronin sa herë ekipet ia pasonin topin njëri tjetrit.

Pak minuta pasi nisi eksperimenti, Simons pyeti vëzhguesit se sa herë ekipet kishin pasuar topin me njëri tjetrin, përgjigja e shumicës dërrmuese të tyre ishte “15”. Që në fakt ishte përgjigja korrekte, mirëpo Simons menjëherë pyeti spektatorët “Kush nga ju pa një gorillë në ekran?” Shumica e spektatorëve nisën të qeshnin duke pyetur veten nëse kjo qe një shaka e psikologut.

Simons atëherë u detyrua t’i ulte edhe një herë në vende vëzhguesit dhe i ftoi që ta shihnin videon nga e para por “Kësaj here mos numëroni pasimet e topit por kini mendjen tek ajo që ndodh” dhe kështu vëzhguesit vërejtën që në fund të minutës së parë një njeri i veshur si gorillë kalon në mes të ekipeve por ato më parë nuk e kishin parë.

Ky eksperiment i dha të drejtë Simonsit sa i takon asaj që ai e quajti “verbëria e pavetëdijshme e qëndrueshme” që raporton se njerëzit duke u fokusuar në disa detaje humbasin pjesë të rëndësishme të ngjarjes dhe veprimtarisë. Kjo si pasojë e karakteristikave fizike dhe psikologjike të njeriut dhe trurit të tij.

Në vitin 2017 një ambasador dhe një kryeministër i etur për pushtet absolut përdorën mediat dhe gjithçka nën kontrollin e tyre për të bindur shqiptarët se si reforma në drejtësi do të arrestojë politikanët e kriminalizuar.

Shqiptarët nisën të numëronin ditët njësoj siç përsonat nën eksperiment numëronin topat, pa vënë re gozillën që kalonte përpara syve të tyre. Në fund të ditës Saimir Tahiri doli i pafajshëm ndërsa shqiptarët mbetën gojë-hapur.

VINI REAutori shkruan në rrjete sociale, me pseudonim. Hashtag.al publikon sporadikisht shkrime anonimati, kur përmbajtja dhe argumentimi prevalon mbi identitetin dhe kur shkrimi nuk përmban qëndrime që cënojnë integritetin e një personi ose të një institucioni.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*