Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Do mbështes Rusinë për rikthimin e G8


Do të ishte “e përshtatshme” që Rusia të rikthehej në G7 dhe ta bënte atë përsëri G8, u tha Presidenti amerikan Donald Trump para gazetarëve përpara samitit të grupit në Francë.

“Unë mendoj se është shumë më e përshtatshme që Rusia të jetë në” grupin e ekonomive më të përparuara në botë, u tha Trump gazetarëve të martën, gjatë një fotoje me Presidentin Klaus Iohannis të Rumanisë.

Trump tha se ai do ta mbështeste nismën nëse një anëtar tjetër i grupit do të propozonte të rivendoste anëtarësimin e Rusisë, të pezulluar në vitin 2014 pasi paraardhësi i tij Barack Obama fajësoi Moskën për krizën në Ukrainë.

Që nga viti 2014, shumë anëtarë të G7 kanë bërë thirrje për rikthimin e Rusisë, por SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanada gjithmonë e kanë kushtëzuar atë për zgjidhjen e situatës në Ukrainë.

Komentet e Trump vijnë përpara samitit të 45-të vjetor të G7 në Biarritz, Francë, duke filluar nga 24 gusht. Megjithëse Putin nuk ishte i ftuar në samit, ai bëri të hënën një vizitë tek Presidenti Francez Emmanuel Macron në rezidencën e tij verore në Bregancon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *