Templates by BIGtheme NET

Andre Silva jashtë planeve të trajnerit, Milan kërkon blerës

Andre Silva nuk bën pjesë në planet e Marco Giampaolo.

Trajneri italian e shikon spanjollin si një futbollist të tepërt në Milanelo dhe kërkon që t’i gjejë sa më shpejt një destinacion të ri. Në të tillë situatë, agjenti i tij, Jorge Mendes ka nisur kontaktet e para me skuadrat e interesuara, të cilat kërkojnë ta mbyllin sa më shpejt me ta.

Sipas “Corriere della Sera”, lojtari ndiqet nga Valencia, Lille dhe Sportingu i Lisbonës, të cilët kërkojnë ta mbyllin marrëveshjen përpara fundit të merkatos, e cila mbyllet më 2 shtator.

Sezonin e shkuar, Silva ishte pjesë e Sevillas, por nuk arriti që të bind drejtuesit spanjoll për të paguar shumën prej 35 milionë euro të vendosur nga kuqezinjtë. Tashmë kushtet për shitjen e tij janë më të ulëta, ku besohet se Milani është i gatshëm ta lë të lirë për shifrën e 25 milionë euro.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto