Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen 3 makina në Lezhë, 4 persona në gjendje të rëndë


Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Balldre të Lezhës. Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në orët e para të mëngjesit duke lënë disa persona të plagosur.

Sipas gazetës “Panorama”, numri i të plagosurve është 4, por identiteti i tyre nuk dihet ende.

Ata janë dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *