Një 26-vjeçar është qëlluar me armë zjarri paraditen e sotme në mes të Myslym Shyrit. Plumbi e ka kapur të riun në kokë.
Ngjarja ka ndodhur pranë një objekti në rikonstruksion dhe i riu mësohet se ishte punonjës ndërtimi.
Policia ka marrë në pyetje pronarin dhe punëtorët e pallatit për sqarimin e rrethanave, por thuhet se në këtë onjekt kishte një javë që nuk punohej.
Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
“Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.
Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë./Hashtag.al