Një shqiptar 28-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me një sasi droge që kapte vlerën e 250,000 euro në treg.
Elton Barameta jetonte në Piacenza për rreth një muaj. Gjatë kontrollit, agjentët i gjetën drogën të fshehur në një ndarje sekrete në makinë. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për 3 kilogramë e gjysmë kokainë.
Sipas policisë, droga ishte e destinuar jo vetëm të plotësonte kërkesat e tregut në Reggio Emilia, por edhe në Lombardi të Poshtme, midis Lodi, Kremona dhe Mantua.