Templates by BIGtheme NET

Thaçi pas shpërbërjes së Kuvendit: Zgjedhjet do t’i dekretoj së shpejti

Pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, ka reaguar presidenti Hashim Thaçi. Përmes një deklarate për mediat, thaçi tha se do të marrë së shpejti një vendim mbi dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Tani është në interes të qytetarëve të Kosovës që pas një procesi zgjedhor demokratik të kemi sa më shpejt një qeveri funksionale dhe llogaridhënëse, e cila i përballon sfidat që na presin si shtet dhe shoqëri.

Brenda kompetencave të mia kushtetuese, ligjore dhe në përputhje të plotë me vendimin e sotëm të Kuvendit, së shpejti do të marr vendim për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës”, tha Thaçi, citon Klan Kosova.

Vendimi për shpërndarjen e Kuvendit u mor paraditen e sotme,  me 89 pro,1 kundër dhe 2 absenim nga 105 deputetë ishin të pranishëm në sallë.

Ky vendim i ka hapur rrugën zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në ligjin për Zgjedhjet, pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës zgjedhjet e parakohshme caktohen nga Presidenti jo me vonë se dhjetë (10) ditë pas shpërndarjes.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*