Gjiganti katalunas e preferon shitjen përfundimtare të mesfushorit kilian, jo huazimin
Barcelona e ka refuzuar ofertën më të re të Interit për Arturo Vidalin, shkruan Gazeta Express.
Gjiganti italian ia kishte propozuar atij katalunas huazimin e mesfushorit kilian.
Mirëpo, kampioni spanjoll e preferon më shumë shitjen përfundimtare të mesfushorit kreativ.
Sipas të së përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, klubi nga Camp Nou po planifikon ta shesë Vidalin për 40-50 milionë euro dhe ato t’i shpenzojë për blerjen e Neymarit, natyrisht duke shtuar edhe të tjera.
Vidal i kishte zhvilluar 33 ndeshje në La Liga me klubin Blaugrana sezonin e kaluar duke e ndihmuar ekipin e Ernesto Valverdes ta mbrojë titullin e kampionit në Spanjë.