Kukësi ka mposhtur Partizanin në sfidën hapëse për sezonin e ri në Kategorinë Superiore.
Verilindorët fituan me rezultatin 1-0 përballë të kuqve pasi në minutën e 39’ Vasil Shkurtaj u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë!
Minutën e 63′ arbitri nxjerr dy kartona të kuq për shkak të gjesteve antisportive! Ndëshkohen Bruno Lulaj për Kukësin dhe Solomon i Partizanit.
Sulmuesi i kuq godet me kokë mbrojtësin e Kukësit, teksa ky i fundit e shtyn. Nuk fal gjyqtari Jorgji, që i largon të dy nga fusha.