Vendosni fjalën kyçe....

“Veprat flasin më shumë se fjalët”, çfarë ka ndodhur mes Lindsey Lohan dhe Leonardo Di Caprios


Instagrami i Leonardo Di Caprios është i mbushur me postime lidhur me ndryshimet klimatike. Kështu nuk është e çuditshme që ai tërhoqi vëmendjen lidhur me zjarret që kanë përshkruar pyjet e Amazonës në Brazil.

“E tmerrshme të mendosh që Amazona, pylli më i madh i shiut në planet, i cili prodhon 20% të oksigjenit të tokës dhe që në thelb është mushkëria e botës, ka qenë duke u djegur nga flakët në 16 ditët e fundit, pa asnjë mbulim mediatik! Pse? ”, shkroi Di Caprio krahas një fotoje të tymit që dilte nga pemët.

E drejtë kjo që shkruan Di Caprio, më shumë njerëz duhet të jenë të vetëdijshëm për gjërat që ndikojnë në jetën dhe mjedisin tonë.

Por aktori nuk mbeti pa u kritikuar dhe ishte Lindsey Lohan ajo e cila nuk i shpëtoi pa vënë re një detaj serioz nga fjalët e Di Caprios.

“Si mund ta rregullojmë? Veprat flasin më shumë sesa fjalët miku im”, komenton Lohan. Edhe ky është një argument i vlefshëm.

 Thjesht të flasim për çështjet nuk i zgjidh ato, megjithatë është një fillim. Di Caprio është një ndër të famshmit e kritikuar në Samitin e Fundit të Google për Ndryshimet Klimatike, pasi ata udhëtuan me 114 avionë privatë në Siçili në një eventi 3-ditor për të cilin u shpenzuan 20 miliardë dollarë (Lexo këtu). Shumë kjo që mund të ishte përdorur për të luftuar sado pak ndotjen e mjedisit në vend që të shkonte për një “show” siç e kanë konsideruar disa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *