Vendosni fjalën kyçe....

Përplasi për vdekje të riun me motor dhe ia mbathi, kapet 68-vjeçari në Fier


Pak orë pas aksidentit në Fier, ku humbi jetën një person, arrestohet shoferi i automjetit që u largua nga vendngjarja.

I arrestuari quhet Kudret Zykaj, i cili dyshohet se me automjetin e tij tip “Benz” përplasi për vdekje një 24-vjeçar i cili po udhëtonte me motor.

“Kapet dhe arrestohet shtetasi i cili aksidentoi me pasojë vdekjen 24-vjeçarin në Kafaraj. Në vijim të informacionit paraprak në lidhje me aksidentin në Kafaraj ku shtetasi K.Z duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motorçikletën e drejtuar nga shtetasi F.T, 24 vjeç, (i cili ndërroi jetë), shërbimet e policisë bënë kapjen e shtetasit K.Z i cili pas aksidentit u largua nga vendngjarja.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin: K.Z, 68 vjeç, banues në Peshtan, Fier. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *