Vendosni fjalën kyçe....

Zbulimi mahnitës që mund të çojë drejt kurimit të infeksionit HIV


Një mutacion i rrallë gjenetik që shkakton një lloj të caktuar të distrofisë muskulare mund të tregojë se është arma e re sekrete në luftën kundër infeksionit HIV.

Mutacioni ka të bëjë me gjenin Transportin-3 (TNPO3) i cili luan një rol në transportimin e virusit brenda qelizave). Geni u identifikua në një familje në Spanjë disa vjet më parë, anëtarët e së cilës jetuan me një lloj të veçantë të distrofisë muskulore të gjymtyrëve.

Studiuesit e shëndetit në Madrid morën mostra të gjakut të tyre dhe e infektuan atë me HIV. Ata bënë një zbulim tronditës, por shumë të mirëpritur: limfocitet në gjak ishin rezistente ndaj HIV-it.

“Shumë mekannizma të rezistencës ndaj infeksionit nuk janë kuptuar shumë mirë.” – tha Jose Alcami, një virolog në Institutin Shëndetësor Carlos III dhe bashkëautor i një punimi në lidhje me këtë temë. Ai shtoi se zbulimi i fundit ndihmon studiuesit të kuptojnë më mirë sistemin e transportimit të virusit, por paralajmëron se duhet të punohet shumë përpara se të gjendet një kurë përfundimtare.

Përparimi i fundit vjen një dekadë pasi i famshmi ‘Pacient i Berlinit’, Timothy Broën, u bë personi i parë i kuruar nga HIV pasi ai iu nënshtrua një transplanti të palcës së eshtrave nga një donator me një mutacion gjenetik të gjenit CCR5.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *