Templates by BIGtheme NET

Zyrtarizohen 3 koalicione në Kosovë, 2 orë para përfundimit të afatit

Kur kanë mbetur më pak se dy orë kohë deri në mbylljen e afatit për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore, tre koalicione janë dorëzuar në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Koalicioni i parë i dorëzuar në KQZ ishte ai Vakat. Ky koalicion është deklaruar nga 3 Parti Politike nga radhët e komunitetit boshnjak: Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka, shkruan Lajmi.net.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë dorëzuar në KQZ koalicionin të cilin ish-kryeministri Haradinaj e ka quajtur koalicion të fitores.

Nisma Socialdemokrate e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë është koalicioni i tretë i dorëzuar në KQZ dhe e konfirmuar si listë në zgjedhje.

Ndërkohë një koalicion i mundshëm mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje u përfol shumë por nuk u realizua pasi LDK-ja e refuzoi propozimin e Vetëvendosjes për listë të përbashkët zgjedhore pa kandidatë paraprak për kryeministër.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*