Vendosni fjalën kyçe....

Greqia në alarm, 500 emigrantë zbarkojnë në ishuj brenda 24 orësh


Më shumë se 500 emigrantë kanë zbarkuar në Greqi 24 orët e fundit duke bërë që vendi fqinj të japë alarmin.

Ata janë ndaluar dhe më pas janë dërguar në kampin e Morias ku ndodhen më shumë se 10 emigrantë ndërkohë që mundësitë e tij pritëse janë disa herë më të vogla.

Një pjesë e tyre janë fëmijë të mitur e gra ndërsa sipas autoriteteve greke situata shëndetësore e tyre nuk është aspak e mirë.

Ndërkohë ministri i Jashtëm, Dendias, ka thirrur ambasadorin turk duke qenë se sipas Greqisë, emigrantët kanë ardhur nëpërmjet Turqisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *