Trazirat e vazhdueshme në Hong Kong u përshkallëzuan të shtunën kur protestuesit në zonën autonome prej 7.4 milion banorësh hodhën kokteje Molotov dhe tulla ndaj policisë, që u pëgjigj me makinat me ujë dhe gaz lotsjellës.
Protestues të shumtë, disa të veshur me rroba të zeza e helmeta të verdha, u derdhën në rrugët e Hong Kongut të shtunën, duke nisur fundjavën e 13-të radhazi të trazirave kundër qeverisë.
Situata u bë më e dhunshme pasi demonstruesit u përfshinë në përleshje me policinë, duke e sulmuar atë me bomba benzine në rrugët kryesore.
Policia përdori granatat me gaz dhe topat e ujit për të shpërndarë turmat e tërbuara.